Gjorgjev: Udhëtojmë për rezultat pozitiv në Shqipëri
Përfaqësuesja e Maqedonisë mbylli stërvitjet në Shkup dhe në mesditë është nisur për në Shkodër, ku të hënën në mbrëmje do të zhvillojë sfidën e parë eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”, kundër Shqipërisë.

Ekipi i Maqedonisë do të zbarkojë pasdite në Shkodër, por nuk do të zhvillojë asnjë seancë stërvitore, deri të dielën në orën 20.45, kur është planifikuar stërvitja zyrtare dhe e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”.

19 vjeçari, Nikolla Gjorgjev, i cili nuk beson se mund ta nisë sfidën nga minuta e parë ka komentuar duelin ndaj Shqipërisë.

“Atmosfera është e mirë, pasi në çdo stërvitje jemi të fokusuar dhe jam i bindur se do të marrim një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë. Ata kanë shumë futbollist që luajnë në Zvicër, të cilët i njoh dhe kanë kualitet, mirëpo edhe në ekipin tonë kemi kualitet të mjaftueshëm, ” tha Gjorgjev.

Sipas tij, Maqedonia ka futbollist kualitativ të cilët mund të surprizojnë ekipin e De Biasit në sfidën e 5 shtatorit në Shkodër.
Shtuar më 03/09/2016, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori