Gjuajti me bar Busquets-in, përjashtohet me të kuq Orellana (VIDEO)
Lojtari i Celta Vigos, Fabian Orellana u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Barcelonës për shkak të një veprimi jo sportiv.

Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjest, Sergio Busquets po shkaktonte nervozizëm te tifozët dhe lojtarët vendas duke e vonuar një goditje të lirë brenda gjysmës së nikoqirëve.

Futbollisti vendas, Orellana fillimisht u ankua te gjyqtarët ndërsa më pas mori ca bar dhe ia hodhi në fytyrë Busquets-it.

Pas kësaj, arbitri Inaki Bikandi Garrido i tregoi kartonin e kuq Orellanas. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori