Gjyqet në FIFA, Vllaznia reagon për vendimet e përfolura
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sot në disa media qarkulloi një lajm në lidhje me Vllazninë dhe dy gjyqe që ajo ka në FIFA. Në të shkruhej se shkodranët kanë humbur çështjen që kishin ndaj ish lojtarit Kdouh dhe ish ndihmës trajnerit Davide Beloti. Por reagimi i Vllaznisë ka qenë i menjëhershëm.

Drejtuesit kuqeblu përmes një deklarate të postuar në faqen zyrtare në “Facebook” ku shprehen se në klubin e tyre nuk ka mbërrimi asnjë vendim.

Ja reagimi i plotë i Vllaznisë:

Ditën e sotme në një media të shkruar është botuar një lajm në të cilin thuhej se në zyrat e KF Vllaznia kanë mbërritur dy vendime të FIFA-s për pagesa të detyrueshme në drejtim të dy ish- futbollistëve të saj.

Sqarojmë se:

Së pari, në zyrat tona nuk ka një vendim të marrë nga organet përkatëse të FIFA-s. Ajo që mund të bëjmë të ditur është se ekzistojnë dy padi të dy ish- pjestarëve të Vllaznisë të cilët kanë hapur proceset e tyre gjyqësore dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Për këtë arsye, jemi njoftuar nga FIFA dhe po bëjmë mbrojtjen tonë. Bëhet fjalë për futbollistin Mohamad Kdouh dhe zëvendëstrajnerin Davide Belotti.

Të dy ata kanë ngritur pretendimet e tyre për kontratat që kanë patur me KF Vllaznia, por në mënyrë disi të çuditshme pasi ato kërkojnë të paguhen edhe për periudhën kur nuk kanë qenë fare në Shkodër.

Kuptohet që për këtë ne nuk mund të jemi dakord dhe po punojmë që argumentat tona t’ia paraqesim FIFA-s në ditët e ardhshme duke besuar se organet e saj do të marrim vendimet e duhura.

Këto janë çështjet e vetme për të cilat ka nisur procedura dhe nuk bëhet fjalë për çështje të futbollistëve, emrat e të cilëve janë përmendur në media sepse ato janë likujduar prej kohësh nga KF Vllaznia.
Shtuar më 10/01/2017, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori