Gjyka motivon skuadrën: Drejt Shkodrës nisemi për maksimumin
Pëlqej
Trajneri i skuadrës së Lushnjës, Ilir Gjyla, përpara takimit kundër Vllaznisë e di se nuk ka se cfarë të humbasë dhe si pasojë do tentojnë për më të mirën. Numri një i stolit të “lagunarëve” deklaroi se ekipi që ai drejton do të udhëtojë në këtë transfertë me bindjen se mund t’ia dalë të marrë pikë, pavarësisht se është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit.

"Ne dimë që Vllaznia është ekip i fortë dhe ka moral të lartë pas fitores me Skënderbeun, por edhe ne nuk kemi çfarë humbasim. Morali i tyre i lartë, por le të themi që ne nuk kemi presion kështu që jemi në ekuilibër. Ne do të shkojmë për ta marrë më të mirën, pastaj fusha do të tregojë nëse e meritojmë të marrim pikë." tha Gjyla.

Gjyla gjithashtu tregoi se “lagunarët” do të vuajnë mungesën e disa lojtarëve, sidoqoftë për këtë pjesë ai tha se janë marrë masat për t’i përballuar këto mungesa. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori