Gjykata Administrative vendos për fatin e Realit në Kupën e Mbretit
Gjykata e Administrative e Sporteve ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Disiplinës për eliminimin e RealitMadridit nga Copa Del Rey. Los blancos kishin apeluar vendimin për humbjen e të dyja ndeshjeve në tavolinë me rezultatin 3-0 , pasi kishin aktivizuar Denis Cheryshevin në ndeshjen kur Cadizit.

Futbollisti rus ishte i pezulluar për një ndeshje nga periudha kur luante me skuadrën e Villarealit, por Benitez e hodhi në fushë me lojtarin madje që shënoi dhe golin e parë në ndeshjen e fituar 3-1 nga Reali i Madridit në fushën e Cadizit.

Drejtuesit e RealitMadridit u përpoqën të mbroheshin duke deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të pezullimit të futbollistit, por kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë nga ana e gjyqtarëve të TAD-it.
Shtuar më 29/12/2015, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori