Gjykata e Paraguait merr vendim final për Ronaldinhon
Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho ka lënë qelinë e burgut në Paraguai, ku ndodhej që prej fillimit të marsit.

Fituesi i Topit të Artë u arrestua së bashku me vëllain e tij, Roberto de Assis Moreira me dokumente të falsifikuara.

ESPN raporton se gjykataParaguai i ka ndryshuar masën Ronaldinhos, nga arrest me burg në arrest shtëpie, të cilin do ta bëjë në një hotel në Paraguai. Raportohet se Dinho ka lënë një milion dollarë garanci.
Shtuar më 07/04/2020, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori