Një gjykatë në
Serbi ka dënuar tre futbollistë shqiptarë të KF Tërnocit, duke aluduar per sjelljet e tyre "te rrezikshme per shoqerine".
Futbollistët e dënuar janë Faruk Nazifi, Ridvan Murati dhe Valon Ramadani, transmeton portali Presheva Jonë.
Pas kësaj, ka reaguar menjëherë Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Sipas KKSH-së, dënimet arbitrare ndaj shqiptarëve janë tregues i paragjykimit ndaj shqiptarëve dhe
faktit se qytetarët në
Serbi nuk
trajtohen në mënyrë të barabartë përpara ligjit, por në bazë të etnisë.
KKSH vlerëson se kjo është një goditje e rëndë për shqiptarët e Lugines, të cilët nuk po lihen të integrohen në jetën politike, kulturore dhe sportive të vendit./albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014,
ora 11:13