Gjykata e Shkodrës merr vendimin për autorët e agresionit ndaj Ernest Gjokës
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata e Shkodrës vendosi që të lëjë në burg autorët e agresionit ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka, të arrestuarit 19-vjeçari Nehat Fojleta dhe 21-vjeçari, Sehar Xhenje nuk dhanë asnjë detaj rreth pistës së hetimit, se agresioni mund të jetë porositur nga një person i tretë.

Përpara gjykatësve, Nehat Fojleta ka përsëritur qëndrimin e tij se pas debatit me Ernest Gjokën në përfundim të stërvitjes, humbi kontrollin duke ushtruar dhunë ndaj trajnerit. 19-vjeçari mohoi të kishte thikë në momentin e agresionit, duke tentuar të hidhte poshte akuzat e “kanosjes” dhe “vrasjes së mbetur në tentativë”, ndërsa tha se askush nuk e ka shtyrë të kryente një veprim të tillë.

Në anën tjetër, 21-vjeçari Sehar Xhenja, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, pasi ngiste makinën me të cilën dy të rinjtë u larguan nga vendngjarja kërkoi lirimin me kusht, duke deklaruar përpara gjykatës se nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë. Pavarësisht pretendimeve të dy të rinjve, Gjykata e Shkodrës e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën e sigurisë me burg për të dy autorët, deri në zbardhjen e plot të ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori