Gjykata Federale merr vendimin e "hidhur" për Skënderbeun
Lajm i hidhur nga Gjykata Federate për korçarët. Skënderbeu nuk ka arritur të fitojë dot gjyqin, teksa është lënë në fuqi vendimi i CAS-it.

Vendimi është bërë publik nga klubi bardhekuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare

Mësohet se trupa gjykuese përbëhej nga 5 anëtarë, 3 prej të cilën votuan pro dhe 2 kundra, duke rrëzuar rekordin e klubit korçar.

Skënderbeu bën me dije se po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Përsa i përket të ardhmes, njoftohet se pavarësisht efekteve tejet të rënda, korçarët do të vazhdojnë rrugëtimin me synim për të arritur suksese të tjera historike.
Shtuar më 12/08/2020, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori