Gjykata i jep ultimatum Ronaldos
Pëlqej
Gjykatësja spanjolle, Monica Gomez-Ferrer ka kërkuar nga Cristiano Ronaldo që brenda pesë ditësh të tregojë cilët kanë qenë avokatët e tij në vitet 2011, 12, 13 dhe 14, shkruan Mundo Deportivo.

Portugezi akuzohet se fshehu mbi 14 milionë euro nga tatimi, por ai refuzon se ka ndodhur diçka e tillë, pasi insiston se ka paguar edhe më shumë se sa ishte kërkuar.

Në rast se Ronaldo shpallet fajtor, ai mund të përfundojë në burg./albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori