Gjykata i rrëzoi padinë, ky është reagimi i Christian Panuccit
Trajneri i Kombëtares shqiptare ka hum bur në Shkallën e Parë një betejë ligjore të nisur me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Christian Panucci iu drejtua gjykatës me një kërkesëpadi, e cila është bazuar në nenet 608 dhe 654 të Kodit Civil. Në atë kërkesë, italiani është shprehur se i është cenuar nderi, personaliteti dhe reputacioni dhe kësisoj kërkoi një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

Në lidhje me këtë çështje dhe vendimin e marrë së fundmi nga Gjykata e Tiranës, e cila ka rrëzuar kërkesën e italianit “PS” ka kontaktuar me vetë trajnerin e Kombëtares së futbollit. I pyetur në lidhje me vendimin e dhënë nga trupa gjykuese, trajneri i përfaqësueses është shprehur. “Kanë konfirmuar ofendimet ndaj meje, por gjithsesi… nuk ia vlen”, tha fillimisht trajneri i Kombëtares.

Ky vendim, i dhënë gjatë kësaj jave, nuk është zbardhur ende nga trupa gjykuese, e cila pritet në vijim që të zbardhë vendimin e plotë dhe të bëjë më dije arsyet e rrëzimit të kësaj padie. Lidhur me këtë, trajneri i përfaqësueses shprehet për gazetën në lidhje edhe me vendimin që do të ndërmarrë ai vetë së bashku me palën mbrojtëse. “Do të shohim arsyetimin dhe pastaj do të bëjmë apelimin…”, ka deklaruar Panucci.
Shtuar më 14/02/2019, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori