Gjykata jep vendimin për Presidentin e Turbinës
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për presidentin e ekipit të Turbinës, Gentian Gjoka.

Gjoka u arrestua për armëmbajtje pa leje në mes të ish-Bllokut në Tiranë pas sinjalizimit të qytetarëve, ndërsa kishte edhe një urdhër ndalimi nga prokuroria e Vlorës me akuzën e mashtrimit.

Gentian Gjoka 45-vjeç me origjinë nga Vlora u arrestua mbrëmjen e 19-dhjetorit në zonën e Bllokut, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim dhe nga policia e Vlorës nën akuzën e mashtrimit, e megjithatë lëvizte i qetë dhe i armatosur në rrugët e kryeqytetit.
Shtuar më 23/12/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori