Gjykimi në Genoa, Juventus në heshtje shtypi
Juventus
Dëmi që gjykimi i fundit, në takimin ndaj Genoas, i ka shkaktuar Juventusit, ka bërë që drejtuesit e klubit të vendosin heshtjen për shtyp. Bardhezinjtë janë tepër të xhindosur për faktin që iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti. Për më tepër që skuadra ishte e pafat, duke goditur dy herë shtyllën dhe një herë traversën.

Në pjesën e parë është një ndërhyrje e mbrojtësit të kuqebluve, brenda zonës së rreptësisë ndaj Matrit, mirëpo për arbitrin Rizoli ndërhyrja qe e rregullt. Megjithatë, episodi që xhindosi juventinët ishte ai i minutës së 63-të, kur Pepe shënon gol, por gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje. Veçse pamjet televizive kanë treguar se lojtari ishte në pozicion të rregullt dhe se goli qe i vlefshëm.

Pas kësaj, asnjë te Juvja nuk ka dashur të komentojë. “Juventusi do të largohet nga stadiumi ‘Marassi’ pa dhënë asnjë deklaratë. Imazhet flasin vetë”, ka reaguar në “Twitter” klubi torinez. Drejtuesit kanë qenë tepër të pakënaqur nga padrejtësitë në arbitrim. Ata janë ankuar shpesh se Juve është klubi më i diskriminuar në kampionat sa i përket penalltive të dhëna.

Në 27 ndeshje, në favor të tyre është dhënë vetëm 1 penallti, ndërkohë që është e kundërta me rivalët për titull, Milanin. Sipas drejtuesve torinezë, kuqezinjtë kanë pasur një ndihmë më të madhe kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e dyshimta dhe penalltitë e dhëna. Të martën do të vendoset nëse klubi do të pushojë ose jo heshtjen për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori