Gjyla para derbit: Kam një vit që "qaj" nga arbitrat, ngatërruan me dashje kartonët
Lushnja luan derbin me Apoloninë, por, duket se trajneri Ilir Gjyla e mer me sportivitet dhe batuta, e madje si për ironi të fatit, pikërisht para ndeshjes me fierakët, tre nga titullarët e tij më të rëndësishëm morën kartonë të verdhë…”Na mungojnë tre lojtarë në derbin me Apoloninë.

Siç duket, rastësisht qëlloi që në ndeshjen me Pogradecin arbitri u dha kartonë tre lojtarëve që ishin me nga tre kartonë të verdhë. Si ka mundësi? Mendoj që ka qenë rastësi…”

“Ka vetëm një ngatërresë, që futbollisti Gava vazhdon të thotë “kartonin e mora unë”. Në pamjet filmike nuk është shumë e qartë, pas ndeshjes kam folur personalisht me gjyqtarin dhe ai e kishte vendosur që e kishte marrë Baze. Edhe gjatë ndeshjes ne mendonim se u ndëshkua Gava”.

“Na mungojnë 3 titullarë në derbi. Çfarë të bëjmë? Kam një vit që qaj, nuk kam ndërmend të qaj akoma, sepse m’u qelbën sytë nga lotët”, – thotë Gjyla në prag të sfidës me Apoloninë që luhet në “Roza Haxhiu” këtë fundjavë.
Shtuar më 03/07/2020, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori