Gjyqtarët e ndeshjes Juventus - Inter, vetëkarantinohen
Gjyqtari i ndeshjes Juventus - Inter, Marco Guida janë në vetëkarantim.

Ata kanë marrë këto masa pasi kishin ndarë drejtësinë në ndeshjen JuventusInter, e më vonë Daniele Rugani i Juves rezultonte pozitiv në koronavirus.

Të dyja skuadrat kanë marrë masat mbrojtëse që të jenë të sigurta, pasi mbrojtësi ‘Biankoneri’ i cili ishte në bankën rezervë dhe nuk luajti, u gjet me Covid-19.

Gjyqtarët që ndanin drejtësinë në këtë ndeshje nuk kishin shfaqur simptoma të gripit dhe kështu akoma nuk janë testuar.

Serie A është kampionati me më së shumti lojtarë të prekur nga ky virus.
Shtuar më 14/03/2020, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori