Gjyqtari izraelit i jep fitoren Holandës; Kuqezinjtë zbresin në vendin e 6
Albeu.com
Shqipëria është mundur 2-1 nga Holanda edhe falë vendimeve të gjyqtarit izralit Alon Yefet i cili nuk akordoi dy 11 metërsha të pastër për ekipit tonë. Holanda e nisi lojën në sulm duke rrezikuar disa herë portën tonë. Ndërhyrjet e Arjan Beqajt kanë qenë shpëtimtare deri në minutën e ’14 ku Robin van Persie kaloi pa shumë vështirësi vendasit në avantazh. Rasti I parë për kuqezinjtë e Baric u krijua nga Erjon Bogdani i cili vuri në vështirësi portierin Van der Saar në minutën e ’32. në minutat e fundit të pjesës së parë mbrojtësi i Tiranës, Nevil Dede ka gabuar kur devijoi topin e goditur nga Van Presie i cili e zuri në befasi portierin Beqaj. 45 minutëshi i dytë nisi me një shtyllë të Armend Dallkut. Sulmet e Kuqezinjve janë finalizuar vetëm në minutën e ’67 ku kombinimi mes Mukës dhe Currit u finalizua me gol duke entuziazmuar shqiptarët e pranishëm në stadium. Përpjekjet e tjera të kuqezinjve nuk kane dhene rezultat edhe pas ndihmes se debutuesit Besart Berisha. start
Shtuar më 12/10/2006, ora 12:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori