E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Glasgow Rangers, po "vdesin" 139 vite histori
Është duke përfunduar një epokë një futbollin skocez. Glasgow Rangers, klubi i themeluar më 1873 dhe 139 vite jetë aktive, është në prag të deklarimit të falimentimit. Këtë e ka shprehur vetë numri dy i klubit, Dave King, që sipas asaj që raporton "The Sun", ka deklaruar: " Besoj se falimentimi është i pashmangshëm".

Klubi që është duke jetuar orët e fundit po punon për të gjetur blerësit e rinjGlasgow Rangers pasi për momentin nuk ka para për të shkuar deri në fund të sezonit.

Ndërkohë futbollistët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke refuzuar kontratat ndërsa skuadra është penalizuar me - 10 pikë në rënditjen e Divizionit të Parë skocez. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori