Gledi Mici krenar: Këto emocione ti ofron vetëm Skëndërbeu
Pëlqej
Ekipi i Skëndërbeut ka nisur dje zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagreb. Në një prononcim për mediat përpara fillimit të seancës stërvitore, Gledi Mici është shprehur se këto emocione mund të përjetohen vetëm si bardhekuq.

Mic , mes lodhjes dhe gëzimit çfarë përjetuat?

Ishin momente qe rallë mund ti perjetosh , erdhi një moment qe e haruam edhe lodhjen dhe besoj se tashmë gjithçka është e justifikuar. Janë momente që vetëm me një ekip si Skënderbeu mund ti përjetosh.

Tashmë përballë ekipi i Dinamos…

Është një ekip shume i fortë , vertet nuk është ai i disa viteve më parë por nga sa kemi marë edhe informacion është një ekip me shume talente dhe që janë shumë kërkues për të aritur më lart.


Si është gjëndja morale tek ekipi juaj?

Pasi kalon tre ture është normale që moralisht jemi shumë lart , kemi motiv të fortë për vazhdimësinë dhe shoh që ekipi po rifillon sikur gjithçka është në një start të parë une shpresoj shumë që pse jo të jemi në grupe.

Po nga ana fizike?

Keto tre ditë pushimi na bënë mire natyrisht që kur je edhe pranë familjes është akoma më mirë , kemi pak lodhje por besoj se me kohën që kemi në dispozicion do të riaftesohemi dhe do të jemi gati për sfidën e radhës qe do të jetë edhe më e vështirë. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori