Goal-Canës: Akt budallallëku prekja e topit me dorë
Shqipëria megjithëse nuk arriti të triumfonte bëri një paraqitje të shkëlqyer me lojën e saj debutuese në kampionatin evropian EURO 2016. Ekipi “ngeci” për shkak të konkretizimit të dobët para golit dhe nga një akt budallallëku nga mbrojtësi i tyre më përvojë, Lorik Cana, shkruan Goal.com.

Një ditë e madhe për Shqipërinë. Debutimi i tyre në një turne të madh të futbollit u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozët e tyre, të cilët kanë udhëtuar në numër të madh në Lens, por përderisa entuziazmi mezi u shua, shpresat e ekipit të tyre për të shkuar tutje në këtë kampionat kanë filluar të pakësohen tashmë, pas humbjes 1-0 kundër Zvicrës.

Ishin dy lojtarët e tyre me më përvojë ata që i lanë në baltë atëherë kur kishte rëndësi më se shumti, Lorik Cana, kapiteni i cili është fajtor për humbjen e debutuesve, dhe portieri Etrit Berisha./Albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 18:07
shqiptar i vertet
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 18:12
cana ke mbaruar si lojtar
20 min meriton ne fushe
Alban
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 20:13
Cana e morri në qafë klubin.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori