“Goal.com” jep lajmin: Ja çfarë ka vendosur Messi për kontratën e re me Barcelonën
Gazeta e njohur sportive “Goal.com” ka hedhur poshtë raportimet e “Marcas” se Lionel Messi ka refuzuar bisedimet për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Sot u raportua se argjentinasi ka refuzuar negociatat për kontratë të re, por “Goal” raporton në burime të afërta me lojtarin se refuzimi i kontratës nuk është i vërtetë.

Sipas këtij raportimi të ri, Barça ka si synim parësor mbajtjen e Messit deri në fund të karrierës dhe futbollisti mezi pret të arrijë marrëveshje të re. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2016, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori