"Goal.com"/ Mustafi, prova se paraja mund të blejë kualitetin
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është ambientuar mjaft mirë në skuadrën e Arsenalit, duke qenë të pathyeshëm në qendër të mbrojtjes me Laurent Koscielnyn.

Chris Wheatley në artikullin e "Goal.com" shkruan se Mustafi u bashkua për një çmim të lartë tek Arsenali, por që tashmë ka arsyetuar të gjitha pritshmëritë e larta të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Mustafi u transferua në “Emirates Stadium” për një shifër rreth 38 milionë euro nga skuadra e Valencias. Ai erdhi pas lëndimit të rëndë të Per Mertesackerit, i cili do të jetë jashtë deri në dhjetor, por dëmtimin e tij nuk e ka ndjerë "topçinjtë" nuk e kanë ndjerë aspak, shkruan "koha.net".

“Ata kanë formuar një dyshë shumë solide, me Mustafin që ka një mesatare për ndërhyrje çdo 14 minuta, teksa ka bërë 32 spastrime me 90 për qind saktësinë e ndërhyrjeve.

Shumë aspekte të lojës së Mustafit e bëjnë atë një prej qendërmbrojtësve më të mirë në Angli. Sjellja e tij është e dyta që duhet vlerësuar pasi jep gjithçka në çdo ndeshje pa u ndalur asnjëherë. Aftësia e tij për të luajtur në çdo pjesë të mbrojtjes është një tjetër arsye që fituesi i Kupës së Botës mbetet një hallkë kyçe e këtij Arsenali”, vlerëson Wheatley.

Përvoja në tri vende të ndryshme e kanë ndihmuar Mustafin që të mësojë stile të ndryshme në futboll, duke e krijuar një mbrojtës të kulturuar me një teknikë të jashtëzakonshme. Dhe kjo është një nga arsyet se përse ai vlerësohet si një blerje e çmuar.
Shtuar më 29/10/2016, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori