Goal.com: Wenger edhe dy vjet ne Arsenal
Albeu.com
Trajneri francez, Arsene Wernger, ka vendosur të zgjasë kontratën me Arsenalin edhe për dy vjet, publikoi ueb sajti “Goal”. Kontrata aktuale e Wengerit me “topxhinjtë” përfundon në qershor të vitit 2011, dhe tani do të mbetet në Emirates deri në vitin 2013.
Lajmit me siguri i janë gëzuar më së shumti tifozët, të cilët e dinë se dy lojtarët më të mirë të Arsenalit, Cesc Fabregas dhe Robin Van Persie nuk do të dëshironin të largoheshin nga ekipi nëse do të mbetej Wengeri.

Menaxheri i Arsenalit në tetor do të mbush 61 vjet, ndërsa në klub është që 17 vjet, dhe pritet me të drejtë se do të përfundojë karrierën e trajnerit në Londër.

Gjatë dy viteve shtesë do t’i rritet edhe paga, e cila aktualisht është 5 milionë sterlina në vit.
Shtuar më 05/05/2010, ora 14:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori