Godelli i pafat, asnjë lekë edhe pse u shpall kampion Europe
Daniel Godelli është i pafat. Peshëngritësi shqiptar arriti që të fitonte dje një medalje të artë në stilin e shkëputjes, por kjo është e pamjaftueshme që ai të marrë një shpërblim.

Edhe pse u ngjit në majën më të lartë të kontinentit në këtë disiplinë, vendimi i Këshillit të Ministrave e privon Daniel Godellin nga shpërblimi. Sipas tij, shpërblehet vetëm medalja e fituar në dygarësh, ku Godelli zuri vendin e katërt.

Ndërsa Erkand Qerimaj do të përfitojë dhjetë milionë lekë (të vjetër) pas vendit të tretë që arriti dje në Split të Kroacisë. Por çeku do të dorëzohet vetëm kur të mbërrijnë edhe përgjigjet e kontrollit antidoping.



Shtuar më 06/04/2017, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori