Godet City, 35 milionë për Wilfried Bony (VIDEO)
Manchester City nuk di ta mbyllë thesin. Skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini ka arritur marëveshjen me Swansea City për transferimin e sulmuesit Wilfried Bony. Plot 35 milionë euro do të derdhin sheikët në arkën e skuadrës uellsiane për të transferuar talentin premtues nga Bregu i Fildishtë që do të fitojë 96 mijë euro në javë nga kontrata me "Citizens".

Një shpenzim ky që mund të bjerë ndesh me normat e fair play financiar të vendosura nga UEFA por Manchester City i ka bërë mirë llogaritë sepse mbrojtësi Matija Nastasiç do të largohet me destinacion Schalke 04 për të lehtësuar peshoren e pagave në klub.


City është vënë në monitorim të rreptë nga UEFA pasi gjatë merkatos së verës shpenzoi 64 milionë euro, por blerja e Wilfried Bony duket se është një lëvizje e detyruar për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të Sergio Agueros dhe formës jo të mirë që po tregon dyshja Dzeko-Jovetiç. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori