Godet shokun e skuadrës, arbitri nuk ia kursen kartonin e kuq (VIDEO)
Shpeshherë kemi dëgjuar për episode të çuditshme në fushën e lojës ku protagonistë bëhen lojtarët nga të dyja skuadrat që luajnë në fushë. Por episodi më i fundit është paksa më i çuditshëm se të tjerët.

Në ndeshjen midis Gks Jastrzebie dhe Kojniçzankas e vlefshme për kategorinë e dytë të Polonisë, futbollisti i skuadrës vendase, Patryik Skoreçki ka debatuar me shokun e tij të skuadrës dhe më pas e ka prekur pak me kokë.

I gjithë ky episod ndodhi para syve të arbitrit dhe ky i fundit nuk ia kursen kartonin e kuq.
Shtuar më 12/08/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori