Godin kryen testet mjekësore me klubin e ri, ja lista e gjatë me emrat që do të largohen nga Interi
Në pritje të zyrtarizimit të Arturo Vidal, i cili kaloi me sukses testet mjekësore ditën e sotme, drejtuesit e Interit vijojnë me shpejtësi punën për të larguar futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes.

Kështu i pari që pritet të lërë klubin zikaltër është Diego Godin, i cili pasditen e sotme ka shkuar për të kryer vizitat mjekësore me Cagliarin.

Godin ka rënë dakord të firmosë kontratë 3-vjeçare me pagë vjetore prej 2.5 milionë euro.

Emrat e tjerë që kanë valixhet gati për të lënë Interin, janë: Joao Mario, Radja Nainggolan, Matias Vecino e Kwadwo Asamoah, ndërsa me një ofertë të mirë zikaltrit do të pranonin edhe largimin e emrave si Perisic, Brozovic, Skriniar apo Eriksen.
Shtuar më 21/09/2020, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori