Godin paralajmëron Realin: Nuk i trembemi askujt
Pëlqej
Diego Godin paralajmëron Real Madrd. Vetëm një javë larg nga Superkupa e Spanjës në një intervistë mbrojtësi uruguaian deklaroi se "Los Colchoneros", nuk e kanë aspak frikë Realin dhe do të synojnë fitoren përballë kampionëve të Evropës.

"Ne nuk i trembemi asnjë skuadre madje as Real Madridit. Po punojmë fortë për tu përgatitur sa më mirë për dy sfidat me "Los Blancos". Shpresoj që të jemi në 100% të formës kur të vijë momenti i këtyre dy ndeshjeve pasi dëshirojmë ta nisim sezonin me një trofe", shprehet Godin.

Përballja e fundit mes Realit dhe Atleticos u regjistrua në finalen e Champions League, ky një gol i Godin për pak sa nuk i dha trofeun skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, megjithatë fillimisht Ramos dhe më pas Bale, Marcelo dhe Ronaldo me finalizimet e tyre bënë që trofeu i Championsit të shkonte në rradhët e Realit.

Por edhe pse nuk kanë kaluar shumë kohë nga përballja e Lisbonës, Godin theksoi se Atletico ndaj merengesve nuk do të zbresë në fushë me ndjenjën e hakmarrjes.

"Do të na kishte pëlqyer ta fitonim Champions League-n, sidomos kur ishim aq pranë. Gjithsesi i tillë është futbolli dhe ne tashmë kemi lënë gjithçka pas përsa i përket finales së Lisbonës. Mundësia e revanshit? Unë nuk dua ta konsideroj të tillë Superkupën e Spanjës pasi do të jetë një finale me dy ndeshje, dhe mbi të gjitha një tjetër histori", ka thënë mbrojtësi uruguajan.

Në fund një koment i 28-vjeçarit për qëndërmbrojtësin Jose Maria Gimenez dhe sulmuesin meksikan Raul Jimenez që u transferua te Atletico.

"Jimenez është një djalosh i ri vetëm 19-vjecar. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se do të jetë një mbështetje e madhe për mua dhe Mirandën në qëndër të mbrojtjes këtë sezon. Raul Jimenez? E pashë atë në ndeshjen që ne zhvilluam ndaj skuadrës së tij Club America. Mu duk një futbollist shumë i mirë dhe nëse transferohet këtu mendoj se do të na ndihmojë shumë në të ardhmen", përfundoi Godin. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori