Goditet me thikë nga dy vëllezër, humbet jetën tifozi i River Plate

Shkaktohet viktima e parë e përplasjeve mes tifozë të River Plate dhe Boca Juniors pas finales së kthimit të Copa Libertadores, të fituar 3-1 nga "Millonarios".

Nga Argjentina ka marrë dhenë lajmi se dy tifozë të Bocas kanë vrarë një fans të River Plate, ndërsa ky i fundit po festonte triumfon e skuadrës së tij të zemrës.

21-vjeçari Exequiel Aaron Neris u sulmua nga dy tifozë kundërshtarë, që e rrahën e më pas i prenë arterien kryesore me thikë, duke i marrë jetën.

"Po vdes, po vdes, më sulmuan vetëm sepse jam një fans i River Plate,” mësohet të jetë shprehur pak para se të jepte shpirt Exequiel Aaron Neris.

Nderkohe Policia lokale ka arrestuar dy vëllezër të moshës 18 dhe 22 vjeç, tifozë të Bocas, të cilët akuzohen për vrasje me dashje të fansit të skuadrës kundërshtare. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2018, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori