Goditi futbollistin dhe më pas e ndëshkoi me karton të kuq, kështu justifikohet arbitri Tony Chapron (VIDEO)
Ndeshja në Ligue1 mes Paris SG dhe Nantes u mbyll me shifrat 1-0 për kryeqytetasit, por përveç këtij fakti, ajo prodhoi një episod që kurrë më parë nuk kishte ndodhur në futboll.

Pak para fundit të takimit, futbollisti Diego Carlos, pati një kontakt me arbitrin kryesor dhe ky i fundit përfundoi i shtrirë në fushën e gjelbër.

Më pas, përkundër asaj që pritej dhe që kurrë nuk kishte ndodhur në futboll, arbitri goditi futbollistin, duke befasuar jo pak me veprimin e tij.

Jo vetëm kaq, por ai e ndëshkoi edhe me të verdhë, i cili ishte i dyti për lojtarin dhe bëri që ai të largohej nga fusha e lojës.

Incidenti sigurisht që përfundoi në faqet e para të gazetave dhe gjyqtari Tony Chapron u përpoq të justifikonte veprimin e tij. Për ‘AFP’ Chapron u shpreh: “Kur unë u përplasa me Diego Carlos, ndjeva një dhimbje të mprehtë në një zonë ku kisha pësuar një lëndim kohët e fundit. Një refleks i tmerrshëm më bëri të shtrija këmbën drejt lojtarit. Ky gjest i shëmtuar ishte i panevojshëm.”

Pas takimit presidenti i Nantes kërkoi që gjyqtari të dënohej me 6 muaj pezullim, por në një njoftim të mëvonshëm u lajmërua se është pezulluar për nbjë afat të papërcaktuar. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori