Goditi homologun e tij me kokë, dënohet presidenti i klubit italian
Një incident i shëmtuar u shënua në ndeshjen mes Viterbeses dhe Arecos e vlefshme për Serinë C.

Presidenti i Viterbeses, Luçiano Kamili, shtyu dhe goditi me shkelma në kokë presidentin e Arecos, Xhorxho La Kava, teksa ky i fundit humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital me ambulancë.

Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Luçianos, i cili është pezulluar me 5 vite përjashtim, ndërkohë që është gjobitur me 30 mijë euro gjobë.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta përpara se të niste takimi i kthimit i fazës së play-off të Serie C, me Areco që kaloi në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-0.
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori