Goditi me bërryl kundërshtarin, Balotelli rrezikon të mbyllë sezonin (VIDEO)
Balotelli rrezikon të mbyllë sezonin para kohe.

Italiani e teproi në ndeshjen ndaj Bordeaux, teksa goditi me bërryl kundërshatin duke i shkaktuar atij një frakturë në hundë.

Gjatë sfidës, arbitri dhe asistentët e tij nuk e panë këtë goditje, ndërsa në bazë të pamjeve Federata Franceze e Futbollit ka nisur një hetim.

Si pasojë, duke qëndruar në atë që raportojnë mediat franceze, sulmuesi rrezikon deri në 8 ndeshje pezullim e cila mund të përfundonte para kohe sezonin për Supermarion.

Shtuar më 10/04/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori