"Goditja" e fundit e Romës është vetëm 9 vjeç (VIDEO)
Pëlqej
Walter Sabatini ka një lidhje shumë të veçantë me të rinjtë e talentuar. Por kësaj rradhe i ka tejkaluar pritshmëritë. Goditja e fundit e Drejtorit Sportiv të Romës do të mbushë 10 vjeç më 17 nëntor. Quhet Pietro Tomaselli dhe vjen nga Anderlecht.

Talenti i vogël ndodhet tashmë në Trigoria, siç e konfirmon edhe babai i tij për "sudinfo.be": "Në Itali jemi pritur shumë mirë, ndoshta më mirë se Maradona. Pietro e ka tashmë maskotën e tij në Romë. Ka qindra topa në fushë, por ai nuk e lëshon kurrë topin e tij". /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori