Goditja e rradhës, Romulo te Juventus (FOTO LAJM)

Pëlqej
Romulo, blerja e pestë e Juventus gjatë kësaj merkatoje vere pas Morata, Evra, Pereyra dhe Coman, po kryen vizitat mjekësore në Torino, mes klinikës Fornaca dhe Institutit të Mjekësisë Sportive.

Menjëher pas testeve atletike ish futbollisti i Hellas Verona do të njihet me skuadrën e re dhe me tekniku Massimiliano Allegri dhe më pas do të niset për në turin aziatik të Juventus.

Romulo është huazuar nga Verona për shumën e 1.5 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje me 6,5 milionë në rast se luan 60% të ndeshjeve. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori