"Goditje akrep", golazo i talentit francez (VIDEO)
Alexandre Coeff, talenti i Francë Under 20, është autori i një supergoli në ndeshjen përballë bashkëmoshatarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një krosimi në zonë, Coeff arriti të çojë topin në rrjetë pas një "goditje akrep" duke lënë të shtangur si mbrojtësit amerikan ashtu edhe portierin që nuk mundi të bënte asgjë.

Gola të tillë kemi parë nga yjet më në zë të futbollit si Ibrahimoviç, Balotelli apo Henry.

Shikoni videon e mësipërme.../albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori