E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Goditje e dyfishtë për Napolin, Gjykata Sportive dënon Koulibalyn dhe Insignen
Napoli ka marrë një tjetër goditje pas humbjes së djeshme ndaj Interit me rezultatin 1-0. Gjykata Sportive vendosi të pezullojë me 2 ndeshje Lorenzo Insigne dhe Kalidou Koulibaly për kartonët e kuq të marrë në sfidën ndaj zikaltërve.

Mbrojtësi senegalez është dënuar për sjellje jokorrekte ndaj kundërshtarit dhe për ironinë ndaj vendimit të arbitrit. Për italianin Insigne dënimi ka ardhur për shkak se ka ofenduar arbitrin kryesor.

Si pasoj e këtij vendimi, të 2 futbollistët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerin Ancelottit për 2 sfidat e radhës. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori