Manchester City ka mësuar një
lajm aspak të mirë, më pak se një javë para
ndeshjes kundër Liverpool.Ndeshja ndërmjet ‘
Citizens’ dhe ‘Reds’ mund të vendos shumëçka për fatin e titullit të Kampionit në Premierligë.
Diferenca prej gjashtë pikëve ndërmjet dy skuadrave, ‘nuk i lë mundësi’ skuadrës së Pep Guardiolas për rezultat negativ.
Në prag të kësaj ndeshje, ‘
Citizens’ kanë marrë një
lajm të keq. David
Silva raportohet se po përballet me një dëmtim. Këtë madje e ka konfirmuar edhe Guardiola, pas
ndeshjes së vikendit."David
Silva ishte i dëmtuar. Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, ai më tregoi se ka një problem
muskulor" ka thënë trajneri i City.
"Kur ka problem
muskulor, ajo merr reth 10 deri në 12 ditë" ka shtuar Pep.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë alternativat për mesfushën, ose nëse dëmtimi do të jetë më i lehtë sesa mendohet.
Shtuar më 04/11/2019,
ora 10:18