Goditje me aromë Championsi për Juventusin
Juventusi duket se mendon seriozisht për të fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo duket edhe nga objektivat e merkatos. I radhës është një mbrojtës me shumë eksperiencë dhe që ka fituar shumë trofe në karrierë.

Bëhet fjalë për Dani Alves i cili pritet që të firmosë për 3 sezone me Juventusin. Marrëveshja është arritur dhe javën e ardhshme do të bëhet zyrtarizimi, raporton radioja katalane Cadena Ser.

Vetë braziliani e kishte paralajmëruar një largim të mundshëm nga kampionët e Spanjës, në një prononcim për mediat paraditen e së e mërkurës, ndërkohë që bisedimet me Juventusin kanë nisur që para një muaji dhe marrëveshja u mbyll pas finales së Kupës së Mbretit.
Shtuar më 26/05/2016, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori