Gol "alla Quarezma", mbrojtësi i Kosovës i mahnit të gjithë (VIDEO)
Të gjithë besoj e keni parë “trivelën” e famshme të Quarezmas. Këtë herë ai gol që shënon portugez, vjen nga një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, që ka arritur të shënojë një super gol ndaj Ostendes.

Standard Liezhi e fitoi takimit me rezultatin 2-1 me përmbysje, ndërsa te kundërshtarët është aktivizuar në pjesën e dytë Sindrit Guri. Pikërisht atëherë kur rezultati ishte 0-1, por teksa sportdashësit shqiptarë prisnin realizimin e Gurit, është Vojvoda që i bën të gjithë që të duartrokasin. Një harkim i topit që shkon në mënyrë fantastike në rrjetë në minutën e 80 kur është barazuar rezultati, ndërsa 9 minuta më vonë ka ardhur edhe fitorja.
Shtuar më 25/01/2020, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori