Gol në minutën e fundit, Shqipëria U-19 triumfon ndaj Islandës
Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani mposhti në miqësore Islandën U-19 me rezultatin 1-0 falë golit të sulmuesit të Tiranës, Ernest Muçi.

Ishte pikërisht Muçi që me golin e tij në minutën e 91' i dha fitoren kuqezinjve në “Roza Haxhiu”.

Edhe pse miqësore, sfida ishte e aspër dhe më shumë kartonë, teksa Islanda e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak.

Duhet theksuar se Shqipëria luajti më mirë dhe e kërkoi më shumë fitoren që erdhi falë golit të Muçit.
Shtuar më 08/09/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori