Gol në sekondat e fundit, festa e çmendur e CR7-ës (FOTO VIDEO)

Pëlqej
Real Madrid arriti të marrë tre pikët e rradhës në La Liga vetëm falë golit të Cristiano Ronaldos në sekondat e fundit të kohës shtesë. Të parët kanë kaluar në epërsi vendasit përmes Baba i cili në minutën e 57-të ndërsa pas vetëm katër minutash, Sergio Ramos solli barazpeshën.

Në minutën e 86-të, Nabil El Zhar ka kaluar sërish në epërsi vendasit ndërsa pas katër minutash Los Blancos barazuan me të riun Alvaro Morata.

Kur të gjithë menduan se ndeshja Levante-Real Madrid u mbyll në barazim erdhi edhe goli i CR7-ës, i cili e ka festuar si të çmendur së bashku me shokët e tjerë të skuadrës. /albeu.com/

Shtuar më 06/10/2013, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori