Gol në sekondat e fundit, Tirana i prish festën Luftëtarit në Selman Stërmasi
Luftëtari dhe Tirana u ndanë me një barazim 1-1, në sfidën e javës së 22-të.

Albano Aleksi zhbllokoi shifrat që në minutën e 21', pas një përgjumje në mbrojtjen e Tiranës.

Teksa Ahmataj me të besuarit e tij po shkonin drejt fitores së dytë radhazi, mendoi Kobinah për t’i prishur festën ekipit gjirokastrit. Ky i fundit, lëshoi një të majtë fantastike nga jashtë zone, dhe shtangu portierin Ruçi, duke barazuar shifrat.

Pas kësaj fitoreje, Tirana mbetet në vendin e shtatë, me 25 pikë, ndërsa Luftëtari i teti, me 22 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori