Golashënuesi i Ch.League, ja 6 kandidatët (FOTO LAJM)

Lionel Messi - Barcelona 42%
Nuk ka asnjë dyshim: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luftojnë me njëri-tjetrin për betejën e golashënuesit në Champions League për sezonin që starton sot në mbrëmje. Sipas sondazhit të kryer nga portali sportiv italian "Calciomercato.it", dy yjet e Barcelonës dhe Real Madrid do të luftojnë për "Këpucën e Artë" në Champions.

Pyetjes se kush do të jetë golashënuesi i këtij sezoni, 42 % i janë përgjigjur me Messi, ndërsa 26 % me Cristiano Ronaldo. Pas tyre në pod ndodhet sulmuesi malazez i Juventus, Mirko Vuçiniç me 13 % të votave dhe pas tyre renditen: Robin Van Persie, Giampaolo Pazzini dhe Zlatan Ibrahimoviç.

Këto kjanë thjesht sondazhe ku votuesit ndikohen edhe nga klubet për të cilat bëjnë tifo por se kush do të jetë golashënuesi i ardhshëm i Champions League do ta tregojë vetëm fusha e lojës. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2012, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori