Golat e Gashit vlerësohen si më të mirat në Amerikë (VIDEO)
Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në Colorado Rapids.

Ai në këtë sezon ka shënuar disa gola sensacionale, kurse dy prej tyre janë përzgjedhur si më të mirat. Gashi ka fituar çmimin për golin më të bukur në ligë, si dhe golin më të bukur të vitit në klubin e tij, që janë dy gola të ndryshëm.

Goli i vitit në MLS është shpallur gjuajtja e lirë ndaj Vancouver Whitecaps FC, kurse goli i vitit i përzgjedhur nga ana e fansave të Colorado Rapids është goditja e bukur jashtë zonës së rreptësisë ndaj LA Galaxy.

Këtë edicion ai ka shënuar nëntë gola në sezonin e rregullt, dhe një në “playoff”.

Në video mund t’i shikoni dy golat më të bukur që Gashi i shënoi këtë sezon në MLS./Albeu.com/
Shtuar më 17/12/2016, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori