Jose Mourinho ka deklaruar se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo, është kandidati i vetëm për të
fituar "
Topin e Artë" këtë sezon pasi ka shënuar shumë gola, ka
fituar titullin kampion në Spanjë dhe është eliminuar me penallti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
Madje, tekniku portugez i cilëson si të pavlerë 50 golat e Lionel
Messit në kampionat. "Për mendimin tim, Ronaldo nuk ka ndonjë rival të denjë në garën për
Topin e Artë. Ai ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha ka
fituar titullin kampion në Spanjë. Vitin e kaluar shënoi plot 42 gola në kampionat, por që nuk patën vlerë, pasi
titullin e fitoi Barcelona dhe Topi i Artë i shkoi
Messit. Sivjet janë 50 golat e
Messit ata që nuk patën aspak vlerë, pasi argjentinasi nuk e drejtoi dot ekipin te trofeu. Ishte Cristiano që bëri diferencën dhe duhet përmendur gjithashtu fakti që shënoi plot 46 herë në kampionat",deklaroi Jose Mourinho.
Tekniku portugez prej kohësh sulmon yllin e Barcelonës sa i përket çmimit prestigjioz, për të ushtruar në një farë mënyre edhe presion mbi ata që do marrin vendimin. Por, është për t’u theksuar se ka ende kohë për
Topin e Artë, ndërkohë që edhe "Euro 2012" do të ketë ndikim në marrjen e vendimit. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012,
ora 09:50