Golat në Ligën e Kampionëve, Ronaldo thyen rekordin e Messit
Me golin e realizuar ndaj Juventusit, sulmuesi i Realit Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve brenda një viti kalendarik duke lënë pas Lionel Messin.

Ky ishte goli i tetë i yllit protugez brenda katër xhirosh në Grupin B dhe i 14-ti brenda vitit 2013 dhe në këtë mënyrë thyen rekordin paraprak prej 13 golash që kishte arritur Messi në vitin 2012. Për Ronaldon, ky ishte goli i 59-të në Ligën e Kampionëve. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2013, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori