Goli i Del Pieros më i bukur se i Gerrardit
Albeu.com
Lexuesit e faqes më të lexuar të futbollit, "Goal", e kanë votuar golin e Alessandro Del Pieros si më të bukurin gjatë xhiros së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.Goli i Del Pieros kundër Zenitit ka qenë më i pëlqyeri duke kryesuar para golit të parë të kapitenit të Liverpoolit, Steven Gerrard, kundër Marseille.

Goli i Djaloshit të Artë nga gjuajtja e lirë prej një distance afër 33 metra, ia siguroi fitoren Zonjës së Vjetër kundër rusëve të Zenitit, ndërsa simboli i Redsave, barazoi me një gol të bukur, pas avantazhit të cilin ia dha skuadrës vendase, kapiteni Lorik Cana.

Dallimi në vota ishte shumë i vogël, mirëpo më shumë pëlqyes siguroi Del Piero.


Goli i Gerrard



Goli i Del Pierros


Shtuar më 20/09/2008, ora 16:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori