Goli i Higuainit ndaj Interit ishte planifikuar që në stërvitje (VIDEO)





Juventusi me fitoren që mori ndaj Interit në “San Siro”, konfirmoi edhe një herë forcën që ka.

Por, ajo që “ngrohu” më shumë Sarrin dhe tifozët e Juves, ishte goli me 24 pasime i Higuainit. “Zonja” në rastin e golit ka pasuar 24 herë topin, me lojtarët që maksimumi e kanë prekur dy herë topin.

Ajo që mediat italiane raportojnë është se ky gol vetëm rastësi nuk ishte, pasi aksioni është punuar në stërvitje.

Në videon e shpërndarë vihet re, që është punuar e njëjta skemë që e nxjerrë argjentinasin para porte. Një test që u provua gjatë sfidës me Interin dhe i dha fitoren bardhezinjve.



Shtuar më 10/10/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori