Goli i Ibrës, Cassano: Vetëm ai mund ta bëjë
Ai është Zlatan Ibrahimoviç, ish shoku i skuadrës së Antonio Cassanos, i cili gjeti një arsye më shumë për t’u larguar nga Milani pas transferimit të bomberit suedez te Paris Saint Germain. Gazetari i "Sportmediaset", Pierluigi Pardo, gjatë një interviste e pyeti barezin se çmendon për golin e Ibrahimoviç përballë Anglisë në miqësoren e së mërkurës, sulmuesi barez i Inter është shprehur se vetëm një futbollist si suedezi mund të bëjë gjëra të tilla.


"I mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm. Vetëm një i "çmendur" si Ibra mund ta bënte. I dërgova një sms për ta uruar. Nuk mu përgjigj, por po e justifikoj pasi besoj se është ende i dehur nga goli që realizoi", u shpreh Antonio Cassano. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori