Interi rilind në Firenze. Mision i përmbushur për skuadrën e Walter Mazzarrit në transfertën e javës së 24-të të Serie A. Në "Artemio Franchi" zikaltrit i dhanë fund rendimentit zhgënjyes në transfertë ku kishte humbur të 5 takimet e fundit, duke mposhtur 1-2 një ndër skuadrat më në formë të futbollit Italian, Fiorentinën e
Vicenzo Montellas.
Por, sipas
pamjeve filmike që sjellin mediat italiane, shihet qartë se, në golin e dytë për Interin, pra në atë që i dha edhe fitoren e rëndësishme zikaltërve, Mauro Icardi ka qënë pastër në
pozicion jashtë loje. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2014,
ora 10:21