Goli i Koulibalis ngre në këmbë gjithë Napolin, Hysaj me shokë priten si heronj (VIDEO)






Goli i mbrojtësit Kalidou Koulibaly ka motivuar Napolin për garën e titullit kampion në Serie A. Aktualisht Juventus qëndron e para me një pikë më shumë se të kaltërtit.

Napolitanët tani më shumë se kurrë po besojnë në titull të kampionit dhe festa në qytet pas fitores ka qenë e jashtëzakonshme. Në Torino ishin pak tifoz napolitanë, pot qytetarët i kanë pritur futbollistët në qendër të qytetit deri në ora tre të mëngjesit.

Fishekzjarr, këngë të shumta dhe atmosferë brilante ishte në qytet. Elseid Hysaj dhe bashkëlojtarët e tij janë pritur si heronjqytet. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori